E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reçi në ditët e para të vjeshtës, vizitorët nga Shkodra “popullojnë” pikën e Malësisë së Madhe

Edhe pse kalendari ka hyrë zyrtarisht në vjeshtë, Reçi në Malësinë e Madhe ende nuk është mbuluar nga ngjyrat e arta të stinës. Gjelbërimi dominon peizazhin, por aroma e gështenjave ndihet në çdo anë të fshatit turistik.

Vizitorët po shtohen dita-ditës, veçanërisht nga ata Shkodra, që zgjedhin Reçin për fundjava pranë natyrës. Ata shijojnë ushqimet vendase në restorantet e zonës, ku çdo pjatë përgatitet me produkte bio dhe receta tradicionale të trashëguara brez pas brezi.

“Reçin e ka bekuar zoti me natyrën, me bukurinë, me mrekullinë që ka. Kjo është një periudhë e veçantë dhe është periudha e gështenjave”, u shpreh një vizitor.

“Është një vend që të frymëzon, qetësia sepse i ikim zhurmës së qytetit”, tha një tjetër vizitore.

Në ditët e para të vjeshtës, mikpritja dhe bukuria natyrore e Reçit e bëjnë këtë vend një destinacion të veçantë për këdo që kërkon të ndjejë aromën e stinës mes maleve dhe gështenjave të famshme të Malësisë së Madhe.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›