“Kanë dashur të na asgjësojnë, na arrestuan kryetarin”, Klevis Balliu: Populli në këmbë për makabritetin e Edi Ramës. Ka qenë e vështirë t’i thuash një demokrati dil në protestë, por…

Deputeti i PD-së Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Prime News24 u pyet në lidhje me rolin e PD-së në protestë.
Balliu deklaroi se PD-në kanë dashur që ta asgjësojnë, teksa u arrestua edhe kryetari i Partisë Demokratike. Shtoi se populli është në këmbë nga makabriteti i Edi Ramës.
Duke folur për parrullat në protestë “Rama ik, Berisha ik”, Balliu deklaroi se ka qenë e vështirë që nën këto thirrje t’i thuash një demokrati që të dalë në tubim, por se PD ka mbështetur tubimet.
Erl Murati: Këtu bëhet fjalë për të luftuar një ‘armik’ të përbashkët. Duhet një bashkim, dhe duhen përafruar politikat, që të ketë një front të përbashkët kundër qeverisë. Unë e kuptoj që jemi pranë fushatës elektorale dhe partitë duan që të bien në sy. Por, studentët dhe flamingot thonë “Rama në burg e Berisha në burg”.
Klevis Balliu: Flitet sikur jemi në shtet normal, por jemi në narko-shtet.
Erl Murati: PD po jep mesazhin prej 2 javësh që janë të ndarë.
Klevis Balliu: PD ka dhënë mbështetje për protestën gjithë kohës. Ka qenë e vështirë t’i thuash një demokrati që shko në protestë. Edhe pse shpesh nuk ka qenë e mirëpritur, Partia Demokratike është aty për bashkim. Kanë dashur të na asgjësojnë, duke na arrestuar kryetarin. Kurrë nuk jemi ndjerë të mënjanuar. Ne lumturohemi që më në fund gjithë Shqipëria po vjen tek politikat tona. Ne nuk jemi në garë, se ne nuk jemi në garë me popullin. Popullin e ngriti në këmbë makabriteti i Edi Ramës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb