E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Ndrenika: Shqiptarët patriotë në sjellje, gjithmonë me Amerikën. ǒpritet të ndodhë pas rezultatit

Gazetari Denion Ndrenika, nga Shtetet e Bashkuara në emisionin Prime News24 komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Ndrenika deklaroi se shqiptarët në SHBA kanë votuar në mënyrë patriotike. Sipas tij, shqiptarët janë me Amerikën, pavarësisht nëse SHBA-të kanë në krye një president republikan apo demokrat. Ndrenika tha se një shqiptar ka dale fitues në zgjedhje.

Në lidhje me faktin se çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve, Ndrenika nënvizoi se Trump mund edhe të thotë tashmë se reformat nuk mund t’i dërgojë dot përpara, sepse pengohet në Kongres. Më tej, deklaroi se ndryshe nga republikanët, demokratët duket se ende nuk e kanë një kandidat të konsoliduar për zgjedhjet e vitit 2028.

Denion Ndrenika: Në rezultat mund të kenë ndikuar çmimet dhe lufta. Trump tha se do bashkëpunojë me demokratët.

I vetmi kandidat shqiptar që ka fituar në zgjedhjet e mesmandatit ka qenë Joe Hoxha. Shqiptarët, fitojnë demokratët apo republikanët, janë gjithmonë me SHBA-të, kanë qenë patriotë në sjelljen e tyre, të tillë dhe mbeten. Pas këtij rezultati, presidenti amerikan Donald Trump mund të justifikohet, mund të thotë se jam kufizuar në planet e mia.

Por, do ketë probleme, mirëpo besoj se Donald Trump do të vijojë mandatin deri në fund, me patjetër. Vështirë se demokratët kanë nxjerrë një kandidat për president, edhe nga këto zgjedhje. Demokratët kanë probleme që të nxjerrin një figurë. Nga republikanët, besoj se Marco Rubio është një figurë e konsoliduar.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›