Kanosi me armën e shërbimit familjarin e tij, arrestohet punonjësi i Gradës

Një punonjës si gardës është arrestuar pasi akuzohet për kanosje me armën e shërbimit. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësi i gardës Enis K., pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij ka kanosur me armën e shërbimit familjarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa inspektori i gardës Enis K. akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
/rtsh.al/