E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krim në familjen shqiptare në Greqi, burri qëllon për vdekje me thikë gruan, ngjarja në sy të fëmijës

Një krim i rëndë ka tronditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premte (22 gusht) ku një 40-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje me thikë gruan e tij 36-vjeçare.

Çifti kishin 4 fëmijë, ndërsa ngjarja u regjistrua në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta të Volosit.

Konflikti nisi fillimisht në apartamentin e tyre, e më  pas ka agravuar në hyrje të pallatit, aty ku ndodhi dhe krimi.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të të paktën njërit prej fëmijëve, i cili ka deklaruar para Policisë se: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë”.

Pas ngjarjes, autori është arratisur, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Zona është rrethuar nga forca të forta policore, ndërsa ambulanca dhe mjeku ligjor ndodhen në vendngjarje.

Dyshohet se autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në muajin qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›