Kanosi për shkak të detyrës drejtorin e Spitalit në Durrës, nën hetim 41-vjeçari

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Policia e Durrësit vuri nën hetim një 41-vjeçar i cili ka kanosur për shkak të detyrës drejtorin e Spitalit Rajonal në Durrës.
Policia njoftoi sot se procedoi penalisht shtetasin “V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë”.
/m.q/a.f/