Kapet me pistoletë në makinë 21-vjeçari në Tiranë, pranga edhe shoferit

Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Back Side”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” (Njësia “Shigjeta”) në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.
Gjatë ndërhyrjes në zonën e Qafë Kasharit, shërbimet e policisë ndaluan një automjet me drejtues shtetasin E. A., 23 vjeç, dhe pasagjer shtetasin E. L., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Nga kontrolli fizik, pasagjerit E. L. iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan të dy shtetasit: E. L. për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe E. A. për “Moskallëzimi i krimit”.
Policia sekuestroi armën e zjarrit dhe automjetin, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/