E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë e një grupi kriminal që vidhte në rajone të ndryshme të Italisë, arrestohet në Mirditë me qëllim ekstradimi 35 vjeçari

Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në grup kriminal të akuzuar për 71 vjedhje/tentativa për vjedhje (me armë), në vitin 2023, në banesa në 4 rajone të Italisë.

Policia njofton se u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. Zh. alias M. T., 35 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.

Më tej, në vijim të operacionit “Mekanizmi”, nisi procedimi penal, për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, për shtetasin që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte 35-vjeçari, G. N., 37 vjeç, banues në Mirditë.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit M. Zh. alias M. T., në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›