E Martë, 3 Nëntor 2026

Karate – Amanda Dedej fiton medalje ari në turneun e Kroacisë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Karateistja shqiptare Amanda Dedej u shpall kampione në Kampionatin Karate-1 Youth League që u zhvillua në qytetin e Porecit (Kroaci).

Federata Shqiptare e Karatesë bëri të ditur se Amanda Dedej fitoi medaljen e artë në turneun ku morën pjesë rreth 4000 garues nga 78 vende të botës.

Amanda arriti të mposht kundërshtaret nga Ukraina, Hungaria, Suedia, Italia, Bullgaria dhe arriti të fitonte finalen me rezultatin 4-0 ndaj përfaqësueses të Serbisë, Neda Mariçeviç në kategorinë U14 / -52 kg.

Ky sukses dëshmon talentin, përkushtimin dhe seriozitetin e Amandës në sportin e karatesë, thekson Federata Shqiptare e Karatesë, duke falënderuar Amandën për përfaqësimin dinjitoz dhe për kontributin e saj.

1 nga 9

/gj.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›