E Martë, 3 Nëntor 2026

Parandalimi i murtajës, takime ndërgjegjësuese me fermerët në Postribë dhe Rrethina

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zhvilluan sot takime me fermerë të zonës së Postribës dhe Rrethina.

Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, këto takime informuese me fermerët në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, zhvillohen në kuadër të planit të hartuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre takimeve është ndërgjegjësimi për rreziqet e murtajës së bagëtive të imta, si dhe marrja e masave parandaluese në kohë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe specialistët e fushës.

Gjatë takimeve, u diskutua për rëndësinë e masave higjieno-sanitare, mënyrat e mbrojtjes së tufave, si dhe u dhanë këshilla praktike nga veterinerë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkodër.

Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuara për të qenë në terren pranë fermerëve, duke i mbështetur ata në përballimin e kësaj sfide dhe në garantimin e një blegtorie të sigurt dhe të qëndrueshme.

Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe ministrisë së Bujqësisë, takime me fermerë të zonës së ... 1 nga 4

/e.i//a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›