E Diel, 1 Nëntor 2026

Katar Presidenti Topi ne samitFeja e shqiptarit shqiptaria

DOHA KATAR - Presidenti i Shqiperise Bamir Topi ne fjalimin drejtuar anetareve te Samitit te 4 Boteror te Aleances se Qyteterimeve ka deklarur se shqiptaret ndjehen krenare per historine e lashte te vendit dhe se Aleanca po jep kontribut ne vendet qe po ndryshojne radikalisht.

Ne jemi me te drejte krenare per historine e kulturen e lashte te Shqiperise si dhe per traditen shekullore te harmonise dhe mirekuptimit te plote ndermjet kater feve kryesore te vendit tone. Keto monumente shpirterore te ekuilibrit tone kombetar nuk jane vene asnjehere ne dyshim dhe deshmojne se nje bashkejetese e denje kulturore dhe nderfetare mund te ekzistoje vetem mbi bazen e respektit per diversitetin tha presidenti Topi i cili citoi per te pranishmit edhe theniet e rilindasit te shquar Vaso Pasha Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

SHQIPERIA DHE STRATEGJIA E QYTETERIMIT
Aleanca e Qyteterimeve po luan rol te rendesishem ne ndertimin e urave te bashkepunimit. Aktualisht Shqiperia ka ngritur gjithe infrastrukturen e duhur per venien ne zbatim te qellimeve te Aleances. Ajo ka miratuar Strategjine e Dialogut Nderkulturor Planin dyvjecar te Veprimit si dhe ka ngritur nje Komitet nder-dikasterial per ecurine e ketyre dokumenteve themelore. Synohet rritja e bashkepunimit dhe zhvillimin e projekteve ne fushat e arsimit emigracionit medias rinise dhe nje pjesemarrje sa me te gjere te gruas ne jeten politiko-shoqerore te vendit.
Ne besojme se rritja e profesionalizmit dhe kultivimit arsimor fisnikeron njeriun dhe e ben te ndjeshem ndaj tjetrit qofte ky nga nje vend i njejte apo i ndryshem me te. Aktualisht ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem numri i shkollave dhe universiteteve brenda vendit dhe i te rinjve qe studiojne jashte ne te gjitha kontinentet. Ata po behen ne vazhdimesi ambasadore te vlerave me te mira te popullit shqiptar. Dhe une jam i sigurt se kontributi i tyre ne te ardhmen e vendit do te jete i dukshem dhe i prekshem duke sjelle larmishmerine dhe me te miren e kulturave te cilat kane perthithur ne keto vende e do te kontribuojne keshtu ne perparimin e Shqiperise tha Topi gjate fjalimit ne Katar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›