E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro i ka kushtuarBritanise 100 mije sterlina

Te tjera rreth shkrimit VIDEO - Ja Kumbaro ne Londer Sipas te gazetes Britanike Daily Star Ilir Kumbaro i shpallur ne kerkim nga policia britanike per llogari te Shqiperise mund te jete arratisur drejt Kines.

Gazeta britanike ne shkrimin me titull Bosi i Tortures ju kushtoi juve 100 mije Sterlina shkruan se Ilir Kumbaro i cili tashme eshte ne arrati i ka kushtuar taksapuaguesve britanike 100 mije sterlina ose 170 milione leke.

Gazeta shkruan se sot po zbulojme tere historine e genjeshtrave te cilat mashtruan autoritetet britanike per me shume se nje dekade nga te cilat ai perfitoi shumen gjashte shifrore ne perfitime sociale.

Kumbaro akuzohet per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995. Atij i eshte dhene leje qendrimi per ne Britani qe nga gushti i vitit 1996 pas pretendimeve te tij se ai ishte refugjat kosovar duke u paraqitur me emrin e rreme Shaqa Shatri.

Ai nuk eshte paraqitur ne gjyqin e tij i caktuar para nje jave. Sipas Daily Star Kumbaro ka perdorur pasaporten e tij britanike per te udhetuar drejte Kines disa here me pare dhe tashme dyshohet se ndodhet atje i fshehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›