Kategoria Superiore, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 15-të

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Java e 15-të e Superiores uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari-Dinamo City.
Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1.
Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.
Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës.
Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i AF Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit.
Faton Neziri i Dinamo City, Blaise Tsague i AF Elbasanit dhe Rowan Human i Partizanit mbështesin në sulm Ibrahim Mustapha e Bylisit.
Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur tekniku i Partizanit, Oltion Kërnaja. Demat e kuq fituan derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-0.
/gj.m/r.e/
