E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë në RTSH/ Lushnja dhe Apolonia kërkojnë të kthehen tek fitorja

Java e tetë e Kategorisë së Parë nis sot në Rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar me një takim mjaft interesant siç është ai mes Lushnjes dhe Apolonisë.

Takimi që do të transmetohet për sportdashësit në RTSH 2 HD do të jetë mjaft delikat për të dy skuadrat, të cilat aspirojnë për tu ngjitur në Abissnet Superiore, edhe pse për momentin janë në pozita delikate.

Lushnja zbret në fushë e motivuar për të marrë tri pikët pas humbjes që pësoi javën e kaluar në transfertë përballë Korabit. Në shtatë takime skuadra e Lushnjes ka marrë vetëm tetë pikë dhe mban vendin e tetë. Dy pzocione më lart është Apolonia, e cila ka marrë 9 pikë. Edhe ekipi fierak do të jetë i motivuar pasi kërkon që të harrojë sa më shpejt humbjen që i shkaktoi Burreli javën e klaur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›