Këlliçi: Izraeli po bënë atë që do SHBA dhe perëndimi, nuk lejon Iranin të ketë armë bërthamore

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kejdi Këlliçi, duke analizuar tensionet në Lindjen e Mesme, theksoi se Izraeli po kryen punët e “pista” të perëndimit me Iranin.
I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Këlliçi tha se SHBA dhe Europa janë të interesuara që Irani të mos ketë armë bërhthamore.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A mund të ishte shmangur lufta në Iran?
Këlliçi: Unë kam përshtypjen që në momentin që ndodhi sulmin i Hamasit drejt Izraelit, dhe në momentin që Izraeli vendosi të hakmerret ishin dy objektiva Hamasi dhe Hesbollahu. Këto i ka zgjidhur me anë të neutralizimit. Faktori i tretë mbetet Irani, nuk ka më armiq të tjerë. Është një armik i cili nëse posedon armën bërthamore, Izraeli ka më pak kapacitet për ta goditur. Imagjinoni nëse sot Irani do të kishet armën bërthamore. Ka disa studiues amerikanë që theksojnë që të lejojë Iranin të ketë armë bërthamore. Irani është fuqi rajonale, por nuk ka fuqinë fundore që është arma.
Borakaj: Sa mund të bëjë aleatë?
Këlliçi: Irani ëhstë shumë i izoluar. Asnjë nga vendet që është pjesë e klubit bërthamor nuk do të ketë kush tjetër armë bërthamore. Kjo është e rëndësishme dhe për SHBA që Izraeli po kryen këtë veprim se zgjidh një problem për mospërhapjen e armëve bërthamore. I bën një nder edhe vendeve europiane.