Berisha nuk paraqitet në SPAK, avokati: Është me virozë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK ditën e sotme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Sipas avokatit të tij ai është me virozë, në pamundësi fizike për të zbatuar masën e sigurisë.
Kryetari i Partisë Demokratike akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit dyshohet edhe për pastrim parash.
Prokuroria e Posaçme thotë se Malltezi përfitoi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv Partizani nëpërmjet procedurave që Berisha i thjeshtoi përmes pozitës së tij si kryeministër.
Në 30 qershor pritet që Berisha të ulet në bankën e të akuzuarit për herë të parë./vizionplus.tv