E Hënë, 2 Nëntor 2026

Këlliçi paralajmëron vazhdimin e protestave kundër kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Ish kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka paralajmëruar vazhdimin e protestave kundër kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të cilin opozita e akuzon për afera të shumta korruptive. 

Në protestën e rradhës të enjten Këlliçi, aktualisht anëtarë i kryesisë së PD, foli sipas tij për skandalet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë bashkinë e Tiranës. Së fundi Këlliçi tha se Veliaj ka miratuar një tender 2.7 milionë euro për të marrë makina me qera.

” Plot 2.7 milionë euro ka paguar Veliaj për 70 makina me qera për 3 vite, nëse do të bliheshin kjo do të ishte shumë herë më e mirë pasi mbeten dhe aset i bashkisë” tha Këlliçi .

Nga ana e tij Tedi Blushi sekretar i Partisë së Lirisë tha se ka ardhur ” Koha të përshkallëzojmë protestën dhe aksionin opozitar!”. “Në këtë vend nuk ka drejtësi! Edhe përse ka pasur një opinion pozitiv për SPAK,  në këtë muaj kemi parë një institucion të kapur prej fyti dhe që kontrollohen nga pushteti” tha zoti Blushi.

Kjo ishte protesta e 22 -të e opozitës para bashkisë. 

/ rtsh.al /

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›