E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon”/ Braçe: Shoqata e Hidrokarbureve operon si “kartel”, kërcënoi sigurinë kombëtare

Deputeti socialist Erion Braçe ishte i pari nga mazhoranca që mori fjalën gjatë seancës së sotme parlamentare ku ngriti zërin mbi atë çfarë po ndodh në tregun e hidrokarbureve.

“Duhet të kthejmë vëmendjen nga modeli i tregut që kemi në këtë sektor. Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm dhe modeli që kemi në tregun e hidrokarbureve të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme për të zhurmuar ose fshehur e tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera”, tha Braçe.

Sipas Braçes, Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon.

“Me tregun dhe çmimet e sotme në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin. Po flas për çmimin neto, pa taksa fare që është më i larti se në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Serbi”, u shpreh deputeti i PS.

Ai adresoi edhe shqetësimin për reagimin e furnizuesve të hidrokarbureve, një shoqatë që tha se funksionon si kartel dhe kërcënimet për ndërprerjen e furnizimit cenojnë sigurinë kombëtare.

“Ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel, tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimin, importin e me radhë, janë tone kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare që duhet të marrin përgjigje duke shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime, arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”,  përfundoi Braçe.

LEXO EDHE: Çmimi i naftës i afrohet 120 dollarëve për fuçi/ A do të vijojë rritja në Shqipëri?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›