E Martë, 3 Nëntor 2026

Kërcënimet dhe urdhrat e Vuçiç për ushtrinë, presidentja e Kosovës bisedon me kreun e NATO për sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të aktiviteteve në SHBA, ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z.Mark Rutte.

Kjo bëhet e ditur nga vetë presidenca që thekson se ata kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka qenë mesazhi i vetë zonjës Osmani.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›