E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkesë e lartë për programet 2-vjeçare, 35 të rinj në “Asistent Administrativ në Turizëm”

Degët profesionale dyvjeçare kanë shënuar prurje të larta këtë vit akademik në universitetin e Gjirokastrës.

Në këtë auditor janë ulur ata që kanë zgjedhur degën Asistent Administrativ në Shërbime Turistike. Për Ani Mahmutajn është fakulteti i dytë. Përmes këtij programi ai dëshiron të zgjerojë njohuritë e tij në fushën e turizmit.

“Kam mbaruar fakultetin në 2021 për guidë turistike dhe kam punuar në agjenci turistike për t’i shtuar më shumë profesionalizëm vetes time”, u shpreh një student.

Vijnë nga zona të ndryshme të jugut dhe duket se të ardhmen duan ta ndërtojnë duke u angazhuar në sektorin e turizmit.

“Kam zgjedhur këtë universitet, sepse e di që ka vende pune shumë të mira. Aktualisht punoj në turizëm, sepse është një degë që më përshtatet”, tha një studente tjetër.

Universiteti i Gjirokastrës ofron 5 programe profesionale dyvjeçare, ku vetëm në Asistent Administrativ në Shërbime Turizmi këtë vit janë regjistruar deri tani 35 studentë.

Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›