Vit i mbarë për bimët mjekësore, pavarësisht sasisë, tregu kushtëzon shitjen e tyre

Sezoni i mbledhjes së bimëve medicinale dhe frutave të pyllit thuajse është drejt fundit. Në pikat e grumbullimit ka një sasi të konsiderueshme dhe shumëllojshmëri. Gazmend Koldashi, sipërmarrës për grumbullimin dhe tregtimin e bimëve medicinale thotë se ishte një prodhim të marrë këtë vit. Tregu është kushtëzuar vetëm drejt Kosovës dhe jo në sasi që mund të çlirojë grumbulluesit.
“Sivjet kemi qenë të kënaqshëm edhe ne dhe klientët, për grumbullimin e boronicës, manaferrës, të trëndafilit të egër. Tregun e kemi pasur të kënaqshëm në Kosovë”, u shpreh sipërmarrësi, Gazmend Koldashi.
Gentiani është kthyer nga Amerika për të punuar pranë pikës së tij. Nuk e ka gjetur vetveten ndaj po i përkushtohet punës këtu
Dellinja e zezë është një tjetër produkt i grumbulluar në sasi të mëdha por këtë vit çmimi në treg ka rënë ndjeshëm.
“Problemi i dëllinjës së zezë ka pas rënie, dhe pothuaj të gjitha produktet. Kam nga vini i kaluar gati 30 ton stok sepse nuk ka kërkesa”, tha Koldashi.
Në magazina stoqet e bimëve mjekësore dhe frutave të pyllit janë krijuar stoqe që u përkasin periudhave të ndryshme kohore. Sipërmarrësit thonë se mungesa e tregut të sigurt krijon më pas edhe firot e produkteve për rrjedhojë edhe ndikim të drejtpërdrejtë në rrjetin financiar si për grumbulluesit, prodhuesit e sigurisht edhe banorët që merren me mbledhjen e tyre.
/rtsh.al/