E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina bën thirrje për dialog: Lindja e Mesme mund të zhytet në kaos

Kina paralajmëroi të hënën se sulmet e mëtejshme në Lindjen e Mesme rrezikojnë të krijojnë një “situatë të pakontrollueshme” në rajonin e shkatërruar nga lufta, pas kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të “shkatërruar” termocentralet e Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, në një konferencë për shtyp tha se përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin rajonal.

“Nëse lufta zgjerohet më tej dhe situata përkeqësohet përsëri, i gjithë rajoni mund të zhytet në një situatë të pakontrollueshme,” u shpreh ai, duke iu përgjigjur pyetjeve për deklaratat e Trump.

Kina ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog, duke theksuar se tensionet e reja mes SHBA-së dhe Iranit mund të minojnë përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›