E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kishin kthyer ambientin për lojëra fati, arrestohen katër persona në Korçë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës këtë të mërkurë.

Ata u kapën në flagrancë në një lokal, duke luajtur lojëra fati.

Gjithashtu procedohet penalisht pronari i lokalit, pasi kishte përshtatur ambientet e këtij subjekti, për lojëra fati. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 5 celularë, tavolina e lojës dhe zaret.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Zaret”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Q., 31 vjeç, Z. L., 52 vjeç, E. M., 38 vjeç dhe E. M., 41 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 58 vjeç.

Gjatë operacionit, 4 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke luajtur, me zare, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D., në lagjen nr. 8 Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›