Kishte bllokuar hapësirë publike me tavolina dhe karrige, procedohet një 36-vjeçar në Vlorë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Policia e Vlorës ka nisur një procedim penal për një 36-vjeçar, pasi kishte vendosur 10 tavolina dhe 20 karrige në funksion të aktivitetit tregtar bar-restorant që ushtronte në këtë zonë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njoftoi sot se, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. Z., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një hapësirë publike, ky shtetas kishte vendosur 10 tavolina dhe 20 karrige në funksion të aktivitetit tregtar bar-restorant që ushtronte në këtë zonë.
Gjithashtu po nga këta specialistë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 08.07.2025, ka bërë kallëzim shtetasja A. C., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, se shtetasi Sh. L., 34 vjeç, ka zaptuar një hapësirë publike duke mos e lejuar të parkojë automjetin e saj pranë banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/gj.m//a.f//r.e/