E Martë, 3 Nëntor 2026

Klosi: Fitorja në Dibër e PS, falë fushatës pozitive dhe investimeve në këtë qark

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili është dhe drejtues politikë i PS në Dibër, gjatë një interviste për RTSH, deklaroi se Partia Socialiste është votuar jo thjesht për premtimet por për projektet dhe punën e realizuar në 12 vjet qeverisje.

I pyetur për fitoren në qarkun Dibër të Partisë Socialiste, Klosi tha se rezultatet e tregojnë që PS-ja për herë të parë pas 33 vitesh merr një rezultat historik dhe kjo është fal fushatës pozitive që PS-ja ka bërë por dhe investimeve në këtë qark.

“Për herë të parë drejtojë këtë qark dhe ja dalim të kthejmë një nga qarqet më interesant e cila prej vitesh ka votuar djathtas dhe për herë të parë me një diferencë të konsiderueshme ka votuar majtas. Besoj se do të kalojmë 10 mijë vota diferencë dhe besoj se në një qark të vogël si Dibra është një numër i jashtëzakonshëm.”

“Kjo, duhet të shërbej si një mesazh për gjithë politikën që atje ku punohet, investohet , ku trajtohen shumë problematika të komunitetit edhe vota vjen masive për forcën që shërben”, u shpreh drejtuesi politik i PS në Dibër.

“Te akuzosh do të thotë që të kenë dhe fakte. Ka pasur një tensionim të situatës në ditët e fundit ku në kundërshtim me ligjin eksponentë të PD-së kanë bllokuar rrugët dhe makinat duke pretenduar që ato të kontrollohen. Jemi përpjekur që për mos të krijojmë tensionet i kemi lejuar me qëllim që mos të tensionojmë situatën në ditët e votimit. Ata akuzuan gjithë strukturën tonë elektorale dhe koordinatorët që përndiqeshin nëpër zona dhe nga gjithë verifikimet që u bënë, pretendimet u hetuan dhe u verifikuan dhe nuk pati asnjë fakt konkret ndaj pretendimeve të opozitës”, tha Klosi

“Për të marr një mandat të katër do të duhet që PD-ja të mos i kaloj 20 mijë vota në vazhdim por janë rreth 90 kuti për tu numëruar. Është e vështirë që mos e kaloj këtë numër votash Partia Demokratike. Kanë votuar 60 mijë qytetar dhe teorikisht qëndron, por praktikisht duket e pamundur edhe nëse votat e diasporës vijnë shumë pozitive sikurse shpresojmë”, tha ai.

Klosi tha se “në këtë fushatë më shumë se sa të premtonim se çfarë do të bënim ne jemi prezantuar me atë çfarë kemi bërë. Ne jemi votuar për atë që kemi bërë në këto 12 vite. Nëse njerëzit nuk do e preknin rritjen ekonomike të vendit, rritjen e turizmit dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë , shkolla, kopshte, spitale nuk do të na kishin votuar. Pas 12 vjetësh nuk votohesh për ato që premton por vonohesh për ato që ke bërë.  Vizioni jonë Shqipëria 2030 triumfoj mbi vizionin e partive kundërshtare”, përfundoi Klosi.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›