E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon numërimi në qarkun e Lezhës, PD 45,13% të votave, PS 42,23% të votave

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ka rezultuar fitues Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që ka marrë 29 484 vota ose 45,13%.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i të 245 qendrave të votimit rezulton se Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 45,13% të votave, ndërsa Partia Socialiste 27 585 vota ose 42,23%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 3614 vota ose 5.53%, Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1594 vota ose 2,44%, Partia Socialdemokrate ka marrë 1791 vota ose 3,74%.

Konkretisht në bashkinë Kurbin në 74 qendrat e votimit të numëruara Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore rezulton fitues me 10 116 vota ose 46,78% të votave, Partia Socialiste 8 587 vota ose 39,71% të votave.

Në bashkinë Lezhë nga 125 qendra votimi të numëruara rezulton fituese Partia Socialiste me 15 167 të votave, ose 45,9%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 14 122 vota ose 42,25%.

Në bashkinë Mirditë nga 46 qendra votimi fitues rezulton Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 5246 vota ose 50,29%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3831 vota ose 36,72%.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›