Numërohen 4943 qendra votimi, PS në rang vendi 684 941 vota dhe PD-ASHM 453 668 vota

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Në të gjithë vendin ka vijuar pa ndërprerje numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, deri në orën 08:40 janë numëruar 4943 qendra votimi nga 5225 në total në të 12 zonat zgjedhore.
Sipas shifrave, PS ka marrë në rang vendi 684 941 vota ose 52,08 %, kurse PD-ASHM, 453 668 vota ose 34,50%.
PSD ka marrë 45 613 vota, ose 3,47 %, Nisma Shqipëria Bëhet 45 897 vota, ose 3,49% dhe Partia Mundësia 38 689 vota ose 2,94%.
