E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Komisioni për Bujqësinë, platformë për politikat e sektorit

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Kryetari i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Blendi Klosi u shpreh sot se krijimi i komisioneve të reja është një hapësirë më shumë sa i përket situatës në raport me ligjet thelbësore dhe politikat që zhvillohen në Parlamentin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, gjatë takimit të grupit parlamentar të PS, Klosi u shpreh se komisioni duke qenë i ri ka kaluar në një vendim për ndarjen në tre nënkomisione për infrastrukturën dhe zhvillimin rural, për ushqimin dhe për mbështetjen financiare të bujqësisë.

“Kemi pasur pak më pak veprimtari se komisionet e tjera, 11 mbledhje të komisionit, 4 dëgjesa publike me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, 2 dëgjesa me ministrin. Komisioni është për t’u vlerësuar edhe nga pikëpamja e rakordimit me kabinetin e ministrit përkatës të bujqësisë duke krijuar një raport shumë pozitiv me institucionin që mbulon komisionin tonë”, tha ai.

Klosi kërkoi që duke qenë një komision i ri dhe i fokusuar në një sektor të caktuar, të merret ngarkesë edhe nga komisione të tjera që nuk kanë lidhje me bujqësinë, për të plotësuar më mirë hapësirat që ka Kuvendi.

“Është një komision që ka një hapësirë shumë të madhe për të diskutuar dhe për t’u shndërruar në një platformë për politikat sa i takon bujqësisë”, pohoi Klosi.

Klosi u ndal te fokusi i punës në nisje të sesionit të ri parlamentar, siç janë sipas tij ligjet që vijnë nga procesi i integrimit, monitorimi në terren i fushës së përgjegjësisë së komisionit, mbikëqyrjen e fondeve publike në mbështetje të bujqësisë, etj.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›