E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi per BracenSecili ka mendimin e tij

Blendi Klosi sekretar organizativ i PS deklaroi ne nje interviste per Top Channel se ndarja e bere nga Asambleja eshte me specifike me e detajuar dhe qe kerkon qe te gjithe te zgjedhurit e PS te perhapen 100 perqind ne gjithe territorin e Shqiperise. Ne do te kontaktojme me cdo shqiptar per ti dhene atij informacion mbi programin tone cfare ne premtojme qe do te bejme kur te vijme ne qeverisje cfare propozojme qe te bejme dhe cfare ne ofrojme kur te vijme ne qeverisje tha Klosi.
Sipas tij kjo ndarje ka te beje me nje program politik i cili u miratua edhe ne kryesi edhe ne Asamble ka detyra dhe afate konkrete. Askush nuk eshte i pazevendesueshem ne kete parti askush nuk eshte i pakritikueshem dhe do te jete puna e gjithesecilit qe do te jete kriteri baze vleresimi per cdo anetar kryesie per cdo anetar te Asamblese Kombetare per cdo te zgjedhur te kesaj partie. Jemi te gjithe jo ne sherbim te nje grupi te caktuar jemi te gjithe ne sherbim te shumices se popullsise qe nuk do me te qeveriset nga Sali Berisha tha Klosi.
Pas reagimit te Braces Klosi per Shqiptarja.com deklaroi se Partia Socialiste eshte nje parti qe ka diversitet te madh mendimi. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›