E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: Mbështetje për Policinë, dhuna nuk përfaqëson protestën qytetare

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagoi sot pas përshkallëzimit të protestës para Kuvendit, duke shprehur mbështetje për Policinë e Shtetit dhe duke dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se protesta hoqi maskën duke kaluar nga pankartat me meme, në akte dhune dhe kaosi.

“U desh shumë pak që kjo protestë të hiqte maskën. Nga pankartat me meme, te vezët, e më pas te dhuna dhe kaosi, pikërisht aty ku dukej se ishte planifikuar të mbërrinte që në fillim”, theksoi ajo.

Sipas Koçiut, kjo nuk është më një protestë qytetare me kauza të drejta.

“Është i njëjti skenar i vjetër, i njëjti refren i konsumuar i një grupi vandalësh që i kanë mbetur peshqesh Shqipërisë, për t’u kujtuar shqiptarëve çdo ditë pse nuk duhet të kthehemi më pas te këto shembuj të shëmtuar”, theksoi ajo.

Zëvendëskryeministrja shprehu mbështetje të plotë për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. Kushdo që tejkalon kufijtë ligjorë do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë”, theksoi Koçiu.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›