Koçiu: Mjeku Maksim Nako, prej 40 vitesh i shërben komunitetit në Bubullimë

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Doktor Maksim Nako, mjek i nderuar në Qendrën Shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës, prej 40 vitesh me përkushtim e humanizëm i shërben komunitetit të zonës duke i dhënë mbështetjen dhe përkujdesin që meriton.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli sot shembullin e doktor Veizajt, me të cilin zhvilloi një bisedë mbi shërbimet shëndetësore.
“Së bashku shkëmbyem dhe disa ide e mendime të vlefshme për racionalizimin e shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor me qëllim që të përmirësojmë akoma më shumë shërbimin shëndetësor për qytetarët, pranë vendbanimit e nevojave të tyre”, tha Koçiu.
Ministrja Koçiu ishte dje në Lushnjë, ku të moshuarit morën falas vaksinën kundër gripit, si një nga kategoritë më të rrezikuara nga virozat sezonale.
/k.s/j.p/