E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodra mes Priskës dhe Farkës në flakë, ndërhyrje urgjente nga ajri

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Zona e Priskës së Madhe në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë ndërsa zjarri është aktivizuar më së shumti në kodrën që ndan Priskën nga Farka.

Mediet raportuan se në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me helikopter.

Zjarrfikësit po punojnë në kushte të  vështira pasi edhe terreni nuk favorizon ndërhyrjen me mjete. Flakët janë favorizuar nga temperaturat shumë të larta të këtyre ditëve të gushtit ku sot termometri u ngrit mbi 40 gradë Celsiues, ndërkohë që vrundujt e erës e bëjnë të vështirë izolimin e vatrave.

Sipas raportimeve të medieve nga terreni janë 4-5 grupe zjarrfikësish që po punojnë për shuarjen e flakëve ndërkohë që zona ku ka rënë zjarri ndodhet në një kodër me prani banesash.

Gjatë  orëve në vijim, flakët janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun.

Mediet raportuan se flakët janë afruar pranë Lundrës në Tiranë dhe po u afrohet banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë, pasi flakët jashtë kontrollit.

Ndërkohë drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar se për shkak të zjarreve në zonën e Priskës e të Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur, pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike. Për rrjedhojë në Lundër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Zjarr në kodrën mes Priskës dhe Farkës, foto: ATSH 1 nga 10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›