E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes, pararojë e përpjekjeve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike

TIRANË, 11 tetor/ATSH/- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji priti në një takim zyrtar, zëvendësshefin e Shtabit të Komandës së Forcave Aleate në Europë (SHAPE) për çështjet kibernetike, gjeneralmajor Reiner Beeck.

Gjeneralmajor Beeck ndodhet në Shqipëri në kuadër të mbajtjes së Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, e cila zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Gjatë këtij takimi dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Forcat e Armatosura në fushën e kibernetikës, ku pararojë e përpjekjeve të përbashkëta u cilësua veçanërisht Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes.

Kingji theksoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të vijuar konsolidimin e këtij domeni të ri për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe rrjeteve të FARSH, për të qenë plotësisht të ndërveprueshëm dhe në përputhje me standardet e NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›