E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmia e Rrapaj Metae Merkaj njiheshin me pare

TIRANE- Ne seancen e rradhes se 5 dhjetorit ne gjyqin ndaj Ilir Metes ne Gjykaten e Larte Bujar Shehu prokuror i akuzes ka pretenduar se nje nga deshmimtaret kryesore Agim Rrapaj Gimi i 7-shit ka devijuar nga deshmia qe ka bere gjate hetimit ne prokurori. Behet fjale per momentin kur ne seancen kur ai u thirr si deshmimtar kryesor ne Gjykaten e Larte pyetjes se prokurorit a jeni ne dijeni nese e njeh Fatmir Merkaj Ilir Meten ai i eshte pergjigjur nuk jam ne dijeni. Akuza kerkoi te depozitohej nga gjykata kjo deklarate e deshmimtarit si kundershti me deklarimet per te njejten pyetje qe ai ka dhene gjate fazes se hetimit per te njejten ceshtje. Shqiptarja. com disponon te plote deshmine e Agim Rrapajt perpara hetuesve. Sot po boton rrefimin e tij perpara prokuroreve per kete ceshtje.
Deshmia ne prokurori
Prokurori A jeni ne dijeni nese shtetasi Fatmir Merkaj dhe Ilir Meta kane pasur lidhje
Agim Rrapaj Une mbaj mend qe ne muajin korrik te vitit 2009 une se bashku me Fatmir Merkajn jemi takuar ne Dhermi ne plazh ne hotelin e Fatmir Merkajt me Ilir Meten. Ata njiheshin qe me pare vete dhe nuk jane prezantuar prej meje. Nuk i di rrethanat e njohjes se tyre dhe nuk ka rene ndonjehere muhabeti per kete.
Prokurori A ka qene ne dijeni shtetasi Ilir Meta qe kompania e shtetasit Fatmir Merkaj ishte ortake e shoqerise Vellezerit Tola per HEC-Egnatia Shushice
Agim Rrapaj Nuk jam ne dijeni dhe gjate kontakteve me Ilir Meten nuk e kam informuar per ortaket e tjere te shoqerise Vellezerit Tola pervec per shoqerine hungareze Gans Egypt Company.
Prokurori A i keni kerkuar ndihme ju shtetasit Ilir Meta drejtperdrejt apo nepermjet personave te tjere per kete koncesion te zhvilluar Nese po kur ja keni kerkuar dhe ne cfare rrethanash
Agim Rrapaj Une vetem i jam ankuar drejtperdrejt zotit Meta ne prani te ministrit Vasili per shkeljet gje qe e shpjegova me perpara por jo ti kem kerkuar ndihme.
Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›