E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush eshte Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi eshte nje emer i njohur per drejtesine dhe policine. Ai eshte ndaluar disa here nga policia per kercenime dhe armembajtje pa leje. Ndersa pak kohe me pare u lirua nga burgu pasi kreu denimin prej 7 vjetesh e 4 muaj burg per trafik droge. Emiljano Shullazi i cili eshte cilesuar si anetari dhe si drejtuesi i grupit tashme eshte i arrestuar. Anetare te tjere te kesaj bande e cila eshte krijuar ne Tirane jane Ervin Ferhati Artan Allushi Erges Ymeri Artan Shabani Ben Cami Selfo Driza Ermal Gogu te gjithe te arrestuar. Ky grup kriminal sipas policise merrej me trafikimin e lendeve narkotike. Ne daten 9 nentor 2011 Shullazi eshte arrestuar se bashku me nje shokun e tij per vepren penale te armbajtjes pa leje. Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani u arrestuan nga forcat e komisariatit te policise nr. 2. Policia tha se menjehere pas kapjes se tyre jane ushtruar kontrolle ne banesat perkatese. Efektivet qe u moren me kapjen e tyre thane se ne cilesine e proves materiale u sekuestrua pistoleta maskat telefonat e dy te ndaluarve si dhe makina e cila ishte ne pronesi te kuvendit te shqiperise. Po ashtu dhe disa kohe me pare Shullazi eshte kapur me arme por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhurate duke hedhur poshte dyshimet se po planifikonte ndonje ngjarje kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›