E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja U-21, lojtarët e grumbulluar për miqësoren ndaj San Marinos

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Kombëtarja U-21 do të zhvillojë më 10 tetor ndeshjen e radhës miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet në  në orën 17:00.

Grumbullimi zyrtar i skuadrës kuqezi do të nisë ditën e hënë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku ekipi do të përgatitet për sfidën miqësore.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarë të grumbulluar për këtë ndeshje. Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.

Deri në Europianin U-21 të vitit 2027, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si vend organizator, kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore. Prandaj, këto takime janë shumë të rëndësishme për të provuar grupin dhe për të parë gjendjen e skuadrës.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›