Berisha: Vrasja e 14-vjeçarit, krim i parandalueshëm; Buxheti injoron hallet e qytetarëve

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, nga “arresti i shtëpisë”, është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, ndërsa ka akuzuar mungesën e veprimeve të shtetit.
“Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm. Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm’, theksoi në fjalën e tij”, Berisha.
Berisha tha se shkollat janë nën kontrollin e krimit.
“Shkollat janë jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë nën kontrollin e krimit”- tha Berisha.
Gjatë fjalës së mbajtur, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi buxhetin e miratuar nga mazhoranca socialiste dhe të kundërshtuar nga opozita, si buxhetin që injoron totalisht hallet dhe prioritetet e qytetarëve.
‘Buxheti i miratuar injoron pothuajse totalisht qytetarët. Ne shkuam aty si dëshmitarë të vjedhjes më të madhe që po ndodh’, theksoi Sali Berisha në fund të fjalës së tij.
/a.f/