E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policët në Lushnjë dhurojnë gjak, mjekët: Ka mungesa për shkak të talasemikëve dhe aksidenteve të shumta

Banka Kombëtare shqiptare e gjakut ishte sot në Lushnjë për dhurimet vullnetare.

Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur komisariati i policisë: 35 efektivë u treguan të gatshëm për t’ju bashkuar nismës.

Kristo Raca, mjek pranë qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut në Tiranë, thotë se numri i dhuruesve është rritur por dhe kërkesa është shumë e lartë.

Sipas tij kërkesa ka jo vetëm për nevojat e talasemikëve por edhe për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

Një javë më parë thirrjes për gjak iu përgjigj administrata e bashkisë ku dhuruan 40 vullnetarë.

Qyteti i Lushnjës ku ndodhet dhe banka e dytë e gjakut, ka nevojë më të madhe pasi aty trajtohen të gjithë të sëmurët talasemikë jo vetëm nga Lushnja, por dhe nga qytetet e Fierit dhe Beratit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›