“Konfiskoni pasuritë e Martinajt”, SPAK: Bizneset, llogaritë bankare, apartamentet dhe tokat t’i kalojnë shtetit

Ndërkohë që prej shumë kohësh nuk dihet fati i tij Ervis Martinaj ka marrë një tjetër goditje nga drejtësia. Bëhet fjalë për pasurinë e tij marramendëse që për autoritetet ka dyshime të forta se janë krijuar nga të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal.
Këtë të martë Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e 31 pasurive të sekuestruara më herët në pronësi të mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, apo të vendosura në emër të familjarëve të tij.
Bëhet fjalë për kompani, kazino, llogari bankare, apartamente në qytete të ndryshme, toka në disa zona të Shqipërisë si në bregdet të Dhërmiut, por edhe vila e famshme e Martinajt në Surrel të Tiranës.
Këto pasuri janë sekuestruar në janar të vitit 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërkohë pas hetimeve, SPAK ka vërtetuar se janë të vendosura nga krimit dhe ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin e tyre në favor të shtetit.
Ishte dosja Metamorfoza ajo që nxori emrin e Ervis Martinajt të lidhur në disa krime të rënda përfshirë plane për vrasjesh mafioze. Martinaj ishte një nga personat që kishte thurur plane për të eliminuar një nga armiqtë e tij të përbetuar Indrit Doklen.
Në këtë dosje në bazë të zbërthimit të aplikacioneve Sky Ecc dhe Encro Chat janë zbuluar edhe biseda të tij me personazhe të tjerë të botës së krimit për disa atentate në Shkodër dhe Tiranë.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
- Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
- 50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
- Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.
- Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.
- Subjekti “Ervis Martinaj”.
- Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.
- Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.
- Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv
- Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.
- 21% të aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.
- 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.
- Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..
- Pasuri me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..
- Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..
- Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
- Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.
- Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
- Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.
- Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
- Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.
- Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
- Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
- Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
- Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
- Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
- Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.
- Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.
- Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.
- Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
- Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.
- Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K./vizionplus.tv