Konflikt mes dy të miturve, vritet 14-vjeçari në Maliq

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Drejtoria vendore e Policisë Korçë bëri të ditur sot se rreth orës 17:30, në fshatin Pirg të Maliqit, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër, autor i dyshuar i ngjarjes, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/m.m//a.f//r.e/