E Martë, 3 Nëntor 2026

Konflikti Izrael-Iran, ambasada e SHBA në Tiranë ndan paralajmërimin e DASH për qytetarët amerikanë në mbarë botën

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një paralajmërim të Departamentit të Shtetit për të gjithë qytetarët e saj në mbarë botën.

Në njoftim thuhet se ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

Për këtë arsye Departamenti i Shtetit i këshillon qytetarët e saj në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme”, thuhet ndër të tjera në postimin që ka shpërndarë ambasada amerikane në Tiranë.

Aty u kërkohet qytetarëve amerikanë që të lexojnë me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikojnë një udhëtim. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›