E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Vazhdojnë të rriten çmimet e gazit natyror, niveli më i lartë që nga janari 2023

Çmimi referencë i gazit në Evropë është rritur me 33% sot, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar është rritur gjithashtu me 30%, në të dy rastet po tregtohet në nivelin e tij më të lartë që nga janari 2023.

Çmimet e gazit ishin rritur me rreth 50% të hënën pasi QatarEnergy, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë, ndaloi prodhimin pas “sulmeve ushtarake” në objektet e saj.

Sipas Trading Economics, Mbretëria e Bashkuar është “veçanërisht e ekspozuar për shkak të kapacitetit të kufizuar të magazinimit dhe varësisë së madhe nga importet, me inventarët vendas nën 30% në fund të shkurtit”, raporton BBC.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›