Policia e Tiranës sekuestron kokainë dhe referon dhjetëra raste në Prokurori

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, duke çuar në arrestime dhe referime të materialeve në Prokurori për raste të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. Sh., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetasin F. D., i cili dyshohet se ka hapur disa profile false me fotot e një 30-vjeçareje, duke përdorur shprehje fyese dhe denigruese për figurën e saj.
Në Komisariatin Nr. 2, nisi procedimi penal për shtetasin K. V., i dyshuar për kanosje ndaj një shtetaseje, si dhe për K. H., i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentacionin e automjetit.
Në Komisariatin Nr. 3, procedimi penal u hap për K. J., i dyshuar për kanosje ndaj një shtetasi, si dhe për Nj. S. dhe A. S., të cilët nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontrollin e automjetit.
Në Komisariatin Nr. 4, u proceduan dy të mitur që dyshohet se kanë goditur një bashkëmoshatar, ndërsa për shtetasit F. H. dhe Sh. D. nisi procedimi penal pasi kanë goditur njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Në Komisariatin Nr. 5, u arrestua shtetasi B. K., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit K. H. dhe E. K. për konflikt mes tyre, si dhe shtetasi M. P., në pronën e të cilit u konstatuan materiale inerte dhe dhera.
Në Komisariatin Nr. 6, u proceduan penalisht shtetasit I. P. dhe E. Z. për konflikt mes tyre, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E. M., i dyshuar se ka goditur një tjetër shtetas.
Gjithashtu, më datë 2 mars, shtetasi D. H. kallëzoi se i ishte vjedhur automjeti, të cilin e kishte lënë të hapur me çelësat brenda. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rasteve.
/rtsh.al/