E Martë, 3 Nëntor 2026

Konkursi kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Në gjysmëfinale 20 shkollat më të mira

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Konkursi kombëtar i gjuhës shqipe i organizuar me pjesëmarrjen e mbi 11 nxënësve ka mbërritur në fazën gjysmëfinale.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale tha sot se në gjysmëfinale janë kualifikuar 20 shkollat më të mira.

“Mes 700 shkollave pjesëmarrëse në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, kemi mbërritur në fazën gjysmëfinale ku 20 shkollat më të mira do të përballen mes tyre për të nxjerrë dy finalistët e këtij viti”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “emocion, garë dhe mbi të gjitha dashuri për gjuhën tonë të bukur treguan mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta që u bënë pjesë e këtij konkursi që tashmë ka hyrë në një fazën e tij më vendimtare”.

Shkollat gjysmëfinaliste janë:

Shkolla “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës

Shkolla “Mustafa Gjestila”, Mat

Shkolla “Mark Trokthi”, Kurbin

Shkolla “Fan Noli”, Tiranë

Shkolla “Qamil Guranjaku”, Elbasan

Shkolla “Tahir Hoxha”, Klos

Shkolla “Flatrat e Dijes”, Fier

Shkolla “Ndre Mjeda”, Shkodër

Shkolla “Aleks Buda”, Cërrik

Shkolla “Avni Rustemi”, Kukës

Shkolla “Mehmet Babamusta”, Kavajë

Shkolla “Selim Alliu”, Dibër

Shkolla “Jashar Hoxha”, Kamëz

Shkolla “Adem Bedalli”, Peqin

Shkolla “Adem Sheme”, Sarandë-Konispol

Shkolla “Vorë”, Tiranë

Shkolla “Foto Puka”, Lushnjë

Shkolla “Gjergj Kastrioti”, Lezhë

Shkolla “Koli Gusho”, Pogradec

Shkolla “Meleq Gosnishti”, Patos

Ky është edicioni i tretë i Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe që zhvillohet me nxënësit e klasave të nënta në mbarë vendin.

1 nga 12

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›