E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konstituohet Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes është konstituuar sot.

Kryetari i komisionit Bledi Çuçi tha se ky komision mbetet një nga më të rëndësishmit e Kuvendit, ndërsa shtoi se dëshironte ta kthenin këtë komision “në një forum debati të shëndosh në të mirë të bërjes së ligjeve dhe legjislacionit sa më të ekuilibruar dhe besoj të japim një kontribut në fusha të rëndësishëm kombëtare siç është mbrojtja dhe siguria kombëtare apo në çështje të pushtetit vendor”.

Çuçi prezantoi gjithashtu edhe fushën e veprimtarisë së Komisionit.

“Komisioni sipas vendimit të Kuvendit ka këtë fushë veprimtarie, mbulon çështjen e brendshme, të rendit, organizmit, mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizmin e Forcave të Armatosura dhe bashkëpunimit ushtarak, çështje të organizmit dhe fushimit të pushtetit vendor, Emergjencat civile dhe mbrojtjet nga fatkeqësitë natyrore dhe shërbimet sekrete”, tha Çuçi.

Nënkryetari i Komisionit, Flamur Noka, u shpreh se mazhoranca ka hequr termin “siguria kombëtare”.

“Ka 35 vjet ky komision ka qenë quajtur Komision i Sigurisë Kombëtare, me një “operacion plastik” të kujdesshëm është bërë zhdukja e termit “siguria kombëtare”. Pse? Sepse sigurinë kombëtare narkosi sot ia ka besuar karteleve”.

Përbërja e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

  • Bledar Çuçi                                        Kryetar
  • Olta Xhaçka                                       Nënkryetare
  • Klevis Balliu                                       Nënkryetar
  • Ilirjan Pendavinji                                Sekretar
  • Hysen Buzali
  • Agron Malaj
  • Bujar Rexha
  • Aurora Mara
  • Flamur Noka
  • Isuf Çelaj
  • Fatmir Mediu
  • Erald Kapri
1 nga 4

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›