E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në Kopenhagë për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga mbreti Frederiku X

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kopenhagen të Danimarkës ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Samiti, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Pasditen e sotme, Kryeministri Rama u prit në Kopenhagë, nga Madhëria e Tij, mbreti Frederiku X i Danimarkës, dhe Madhëria e Saj, mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dhe në darkën e mikpritjes në pallatin Amalienborg, së bashku me liderë të tjerë evropianë.

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës.

Në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›