E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet në agjencitë imobiliare – NAREA, operatorët informal nuk përfaqësojnë gjithë sektorin

Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, ka reaguar në lidhje me kontrollet e ushtruara nga Administrata Tatimore në disa  agjenci imobiliare. NAREA shprehet e shqetësuar për atmosferën e krijuar nga kontrollet e ushtruara së fundmi, veçanërisht nga mënyra e ushtrimit të tyre si dhe të mediatizimit me informacione sipas tyre të pavërteta.

Shoqata thotë se hyrja e aktorëve të pa licencuar dhe informal në treg, të cilët dëmtojnë nëpërmjet konkurrencës së padrejtë, nuk mund të përfaqësojë të gjithë sektorin.

NAREA bën thirrje për komunikimin institucional, qartësinë e Planit Operacional dhe Sektorial, si dhe të Objektit të Punës, duke parashtruar drejtë dhe në kohë kërkesat që priten të përmbushen nga ana e Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme gjatë çdo kontrolli nga Administrata Tatimore.

Pak ditë më parë tatimet kanë kryer kontrolle në disa agjenci imobiliare ku kanë evidentuar sipas tyre punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve.

Gazetar: H. Mahmutaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›