Konventa Kombëtare Demokrate- Opinionisti Përzhita: Zgjedhjet e nëntorit, më të rëndësishmet që nga 1960-ta

Opinionisti Granit Përzhita në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH 24 deklaroi se zgjedhjet presidenciale të SHBA në muajin nëntor, janë ndër më të rëndësishmet që nga vitet 1960-të.
“Përsa i përket zgjedhjeve, janë më të rëndësishme që nga 1960 dhe ndoshta edhe vitet ’50. Janë zgjedhjet më të rëndësishmet të historisë amerikane, që për rrethana të paparashikuara janë gjendur dy kandidaturat më të çuditshme.
Kemi Tramp, një person që është parë si figurë biznesi dhe Harris një avokate dhe e njohur për luftën e saj ndaj drogave, krimit e ka pasur për qëllim të vendosë ligjin të parin. Tramp jo as sa Harris, por kjo e fundit ka lidhje të hershme me ligjin e kandidaturën”, tha ai, ndërsa u shpreh më tej se Presidenti aktual Xho Bajden është i paaftë në rang psikosocial.
/rtsh.al/