E Martë, 3 Nëntor 2026

Konventa Kombëtare Demokrate, arsyeja pse shumë delegatë janë veshur me të bardha

Kur zëvendëspresidentja Kamala Harris të dalë në skenë në Konventën Kombëtare Demokratike, ajo do të mirëpritet nga një “det i bardhë”.

Në qendrën e kongresit McCormick Place të Çikagos, shumë delegatë janë veshur me të bardha, ngjyrën e të drejtës së votës së grave: xhaketa të bardha, fustane të bardhë, pantallona të bardha, kostume të bardha dhe funde të bardha.

Delegati i Nebraskës, Charli Earth, tha: “Doja të bashkohesha me mbështetjen për Presidenten tonë të parë të ardhshme, për t’i treguar asaj se ne qëndrojmë pas saj dhe ne mbështesim dhe lartësojmë gratë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›