Paraburgoset 66-vjeçari i cili kërcënoi me jetë ish-presidentin Donald Tramp

Paraburgoset 66-vjeçari i cili kërcënoi me jetë ish-presidentin Donald Tramp (Trump).
Bëhet fjalë për Ronald Lee Syvrud nga Arizona i cili kërcënoi në rrjetet sociale se do të vriste ish-presidentin, njëherësh dhe kandidatin për president të SHBA, Donald Tramp.
Kujtojmë se më 13 korrik një person i armatosur qëlloi me armë ndaj ish presidentit Donald Tramp duke e plagosur në vesh, ngjarje tronditëse që ende e traumatizon vendin.
/rtsh.al/